Lidhje

SHBA: Shënohen ngritje në tregun e shtëpive


Tregu i shtëpive në Shtetet e Bashkuara ka qënë hallka më e dobët në mëkëmbjen e ekonomisë amerikane nga recesioni, por shitja totale tregon se kjo industri është në ngritje.

Bankat morën në pronësi miliona shtëpi në Shtetet e Bashkuara gjatë disa vjetëve të funidt pasi shumë njerëz që u shkurtuan nga puna nuk ishin në gjendje të paguanin këstin mujor. Me rritjen e këtij inventari, vlerat e shtëpive ranë në gjithë vendin.

Por tani numri i shtëpive të shitura është në ngritje. Shoqta Kombëtare e agjentëve imobiliarë njoftoi dje se shitjet e shtëpive ekzistuese në muajt janar dhe shkurt ishin më të lartat që nga fillimi i vitit 2007, edhe pse totali ra paksa muajin e kaluar.

XS
SM
MD
LG