Lidhje

SHBA: Sot, dita e Martin Luter Kingut, Obama nderon udhëheqësin e vrarë


SHBA: Sot, dita e Martin Luter Kingut, Obama nderon udhëheqësin e vrarë
SHBA: Sot, dita e Martin Luter Kingut, Obama nderon udhëheqësin e vrarë

Presidenti Barak Obama nderoi udhëheqësin e vrarë të të drejtave civile, Martin Luter King, gjatë një ceremonie në një shkollë të zonës së Uashingtonit.

Zoti Obama, bashkëshortja e tij, Michelle, dhe dy fëmijët morën pjesë sot në projektin për lyerjen e një shkolle me rastin e ditës së Martin Luter Kingut. Anëtarë të kabinetit të presidentit morën pjesë në projekte të ngjashme ose në ceremoni përkujtimore në qytete të tjera të vendit.

Presidenti Obama tha se ëndrra e Martin Luter Kingut ishte barazia dhe drejtësia si dhe shërbimi ndaj vendit.

Qendra King në Atlanta të shtetit Xhorxhia mbyll sot një javë veprimtarish përkujtimore dhe programesh të tjera me këtë rast.

Martin Luter Kingu ishte një prift baptist afrikano-amerikan, i cili luftoi diskriminimin në vitet 50 dhe 60, kryesisht në jugun amerikan, ku afrikano-amerikanët i nënshtroheshin trajtimit të pabarabartë në shoqëri dhe bëheshin ndonjëherë viktima të shunës së egër.

Ai u vra më katër prill 1968 në Memfis të shtetit Tenesi në moshën 39-vjeçare.

Rëndësia e tij u rrit pas udhëheqjes së protestave të suksesshme kundër ndarjes raciale në sistemin e autobusëve në Montgomery të Alabamës.

Në vitin 1964, Shtetet e Bashkuara miratuan aktin e të drejtave civile që e nxirrte jashtë ligjit dallimin racial. King fitoi çmimin Nobel për Paqen në të njëjtin vit.

XS
SM
MD
LG