Lidhje

SHBA: Nesër ndeshja e shumëpritur e Superbollit


Dy ekipe amerikane futbolli po bëjnë përgatitjet për finalen e nesërme, ose Superbollin. Finalja e kampionatit vjetor të Ligës Kombëtare të Futbollit është aktiviteti më i ndjekur sportiv në Shtetet e Bashkuara.

Ndeshja e nesërme do të luhet në shtetin lindor të Nju Xhersit, jashtë qytetit të Nju Jorkut. Ndeshja mes Broncos së Denverit dhe Seahawks të Sijatëllit është e para që një aktivitiet i tillë sportiv zhvillohen jashtë në një rajon me mot të ftohtë.

Organizatorët nuk presin që moti të bëhet pengesë për ndeshjen dhe të prishë etuziasmin e dhjetra mijëra spektatorëve që do të mbushin stadiumin MetLife në Rutherfordin lindor.

Zyrtarët kanë thënë se masat e sigurimit për Superbollin janë ndoshta edhe më të forta se sa në aktivitetet ndërkombëtare të sportit.
XS
SM
MD
LG