Lidhje

SHBA të vendosura përkrah popullit shqiptar për një të ardhme të begatë dhe të sigurt


SHBA të vendosura përkrah popullit shqiptar për një të ardhme të begatë dhe të sigurt
SHBA të vendosura përkrah popullit shqiptar për një të ardhme të begatë dhe të sigurt

Shtetet e Bashkaura urojnë Shqipërinë me rastin e ditës së shpalljes së pavarësisë. “Në emër të Presidentit Obama dhe popullit të Shteteve të Bashkuara, është kënaqësi për mua të përshëndes popullin e Shqipërisë ndërkohë që ju festoni Ditën e Pavarësisë më 28 nëntor”, shkruan në mesazhin e saj të urimit sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton.

“Dy vendet tona kanë një histori të gjatë miqësie dhe bashkëpunimi. Sot ne po e forcojmë këtë partneritet, duke bashkëpunuar krah njeri tjetrit në NATO për të shtuar stabilitetin në rajon dhe nëpër botë”. Shtetet e Bashkuara, shkruan sekretarja Klinton, vazhdojnë të mbështesin integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe e inkurajojnë udhëheqjen politike të Shqipërisë të bashkëpunojë për të siguruar që vendi të ecë përpara.

“Populli shqiptar do një qeveri transparente, një udhëheqje të përgjegjëshme dhe institucione të forta demokratike që do të ndihmojnë në ndërtimin e një të ardhmeje të begatë dhe të sigurtë. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të qendrojnë të vendosura përkrah popullit të Shqipërisë, duke punuar sëbashku për realizimin e këtyre qëllimeve”, thuhet në mesazhin e sekretares Klinton.

“Ndërkohë që ju festoni këtë ditë të veçantë, duhet ta dini se Shtetet e Bashkuara janë partneri dhe miku juaj. I dëshiroj gjithë popullit të Shqipërisë më të mirën dhe jam optimiste për thellimin e partneritet tonë në vitit që do të vinë”, përfundon mesazhi i urimit të Shteteve të Bashkuara drejtuar popullit shqiptar me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.

XS
SM
MD
LG