Lidhje

SHBA: Terroristët po përpiqen të sigurojnë financime të qëndrueshme


SHBA: Terroristët po përpiqen të sigurojnë financime të qëndrueshme
SHBA: Terroristët po përpiqen të sigurojnë financime të qëndrueshme

Shtetet e Bashkuara thonë se terroristët po përpiqen tani të sigurojnë financime të qëndrueshme.

Sekretari amerikan i Thesarit Timothi Geithner tha në një sipozium që u mbajt këtu në Uashington sot, se al Kaida “nuk mund të besojë gjatë vetëm në një listë kontaktesh dhe në një transferim të thjeshtë të llogarive bankare”.

Zoti Gaithner tha se përpjekjet për të siguruar para në kesh është rezultat i përpjekjeve të vazhdueshme të Shteteve të Bashkuar dhe komunitetit ndërkombëtar për të identifikuar financuesit e terrorizmit dhe t’i godasin ata përmes sanksioneve. Ai tha gjithashtu se vdekja e Osama Bin Ladenit ka goditur edhe përpjeket për grupet që grumbullojnë fonde.

Shefi i Departamentit të Thesarit tha se gjendja financiare aktuale e Al Kaidës është në kontrast të thellë me atë të grupit terrorist 10 vjet më parë, kur u ndërrmorën sulmet ndaj Qendrës Tregtare në Nju Jork dhe në Pentagon. Zoti Gaithner paralajmëroi se grupet e terrorit janë armiqësore dhe do të vazhdojë të gjejnë mënyra për të grumbulluar para.

Në simpoziumin e sotëm në Uashington foli dhe këshilltari më i lartë për anti terrorizmin i presidentit Obama. Xhon Brenan tha se ndonëse “bashkëpunëtorët e al Kaidës I kanë humbur udhëheqësit kryesorë” ky grup terrorist vazhdon të komplotojë kundër Shteteve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG