Lidhje

SHBA: Vëllezërit Krasniqi shpallen fajtorë për një sërë krimesh


SHBA: Vëllezërit Krasniqi shpallen fajtorë për një sërë krimesh
SHBA: Vëllezërit Krasniqi shpallen fajtorë për një sërë krimesh

Vëllezërit shqiptarë Bruno and Saimir Krasniqi u shpallën fajtorë nga një juri në Nju Jork, për një sërë krimesh përfshirë mashtrime, vrasje, konspiracion për vrasje, rrëmbime, trafikim lëndësh narkotike, vënie zjarri, grabitje, pengim i drejtësisë, transport i lëndëve narkotike dhe përdorim armësh zjarri.

Preet Bharara, prokurori i Distriktit Jugor të Nju Jorkut, që bëri publik njoftimin, shprehet se dy vëllezërit “ishin drejtuesit e njërës prej organizatave kriminale më brutale dhe të dhunshme”. Ai shton se gjashtë vjet pas vrajseve brutale që ata orkestruan, vendimi i jurisë i dha fund mretërisë së terrorit të Krasniqëve dhe i solli para drejtësisë shkaktarët e këtyre krimeve të tmerrshme.

Organizata kriminale e Bruno dhe Saimir Krasniqit vepronte mes të tjerash në Nju Jork, Miçigan dhe Konektikat.

Mes krimeve të tjera, ata u shpallën fajtorë për vrasjen në vitin 2005 të Erion Shehut, një anëtar i një bande rivale në Queens të Nju Jorkut, si edhe ekzekutimin e Erenick Grezdës një anëtar i organizatës së tyre, pasi dyshonin se kishte bashkëpunuar me një bandë tjetër kundër tyre.

Bruno dhe Saimir Krasniqi përballen me dy burgime të përjetsshme, si edhe dënime me 60 vjet burh për akuza lidhur me narkotikë dhe armë zjarri.

Zoti Bahrara vlerësoi grupin e punës së Ballkanit të FBI-së për krimin e organizuar. Ai mes të tjerash vlerësoi edhe autoritetet shqiptare për ndihmën për hetimin dhe ekstradimin e Almir Rrapos, ish- këshilltar i lartë i ish-zëvendës kryeministrit dhe ministrit të jashtëm të Shqipërisë, Ilir Meta. Rrapo u arrestua në Shqipëri nën akuzat për lidhjet me organizatën Krasniqi dhe pjesëmarrjen në vrasjen e Shehut dhe trafikim narkotikësh.

XS
SM
MD
LG