Lidhje

Ban Ki-moon i bën thirrje Sirisë të lejojë ndihmat humanitare


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon po i bën thirrje Sirisë që të lejojë menjëherë punonjësit e ndihmave humanitare të kenë qasje ndaj njerëzve që kanë nevoja urgjente për ndihmë në qytetet e rrethuara.

Shefi i Kombeve të Bashkuara thotë se organizata vazhdon të marrë njoftime për mizori në Siri.

“Pamjet që kemi parë nga Siria janë mizore, janë tërësisht të papranueshme, të patolerueshme. Si qenie njerëzore si mund ta pranosh atë situatë? Kjo më shqetëson. Jam tepër i pikëlluar nga ajo që po ndodh. Autoritetet siriane duhet të lejojnë hyrjen e grupeve humanitare pa kushte. Pse janë të frikësuar nga hyrja e shefit të departamentit të ndihmave të OKB-së? Ne jemi gati të mobilizohemi, por nuk kemi qasje.”

Në Nju Jork zoti Ban po ashtu i kërkoi Sirisë që të lejonte koordinatorin e ndihmave emergjente të OKB-së të vizitonte zonat e luftës. Ambasadori i Sirisë në OKB reagoi lidhur me komentet e zotit Ban.

“Qeveria siriane, sipas deklaratës së zoti Ban, ka dështuar në përgjegjësitë e saj për të mrojtur popullin e vet. Mendoj se ko është padrejtësi e dyfishtë. Së pari, bazuar në kartën e OKB-së, çdo qeveri anëtare e kësaj organizate është përgjegjëse për shtetasit e saj për çdo krim, kaos apo mungesë rendi apo pasiguri.”

Pas një sulmi të pamëshirshëm qeveritar, rebelët thonë se një situatë gjithnjë e më e rendë humanitare çoi në “tërheqje taktike” të forcave opozitare të enjten. Aktivistët thonë se është ndërprerë furnizimi me ujë, dhe rezervat e ushqimeve ilaçeve dhe energjia elektrike janë të pakta.

XS
SM
MD
LG