Lidhje

Shefja e FMN-së Lagarde në Afrikën e Jugut


Shefja e FMN-së Lagarde në Afrikën e Jugut
Shefja e FMN-së Lagarde në Afrikën e Jugut

Me shqetësimet në vazhdim rreth krizës evropiane, Fondi Monetar Ndërkombëtar tha se do të ulë nivelin e parashikuar të rritjes botërore për vitin 2012.

Në muajin shtator të vitit të kaluar, FMN-ja parashikoi një rritje ekonomike prej 4 për qind. Por sot, shefja e organizatës Christine Lagarde u tha gazetarëve, në kryeqytetin e Afrikës së Jugut, Pretoria, se brenda këtij muaji FMN-ja, me qendër në Uashington, do të ulë parashikimin e saj, në mënyrë që të jetë “në përputhje me realitetin”, siç u shpreh ajo.

Ajo paralajmëroi se ekonomia botërore ka përballë një vit të vështirë.

“Mënyra se si Afrika e Jugut dhe vende të tjera, po të kategorisë së vendeve me të ardhura të mesme, do t’i përballojnë vështirësitë e vitit 2012, do të jetë një tregues i fortë. Nuk do të jetë një sfidë e lehtë, por do të jetë një përpjekje për t’u marrë njëkohësisht me një sërë problemesh”, u shpreh zonja Lagarde.

Ajo tha se Afrika e Jugut dhe kombe të tjera afrikane me siguri “do të vuajnë pasoja”, nëse Evropa nuk zgjidh krizën e saj të borxheve qeveritare.

Shefja e FMN-së tha se ka tensione të larta lidhur me borxhet në 17 vendet e eurozonës, shumë prej të cilave janë në një situatë pasigurt.

“Unë mendoj se disa vende evropiane mund të jenë teknikisht në recesion. Por nuk mendoj se e gjitha eurozona apo e gjithë Evropa janë në recesion. Ato dy zona janë të përbëra nga vende shumë të ndryshme me njëra tjetrën dhe nuk mund të thuhet se eurozona apo vetë Evropa janë në recesion, por kjo nuk do të thotë që të gjithë anëtarët e këtyre dy zonave janë tërësisht të mbrojtura prej recesionit.”

XS
SM
MD
LG