Lidhje

Shembet një ndërtesë në Gyeongju të Koresë së Jugut


Të paktën tetë studentë gjetën vdekjen dhe dhjetra të tjerë mendohet se janë plagosur pas shembjes së një ndërtese në qytetin Gyeongju të Koresë së Jugut mbrëmjen e së hënës.

Rreth 450 studentë të gjuhëve të huaja ishin mbledhur në ndërtesë për një sesion orientimi në kohën kur ajo u rrëzua.

Shumë nga studentët arritën të dalin nga ndërtesa. Ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimin për persona të tjetë që mendohet se janë bllokuar.

Zyrtarët e Koresë së Jugut kanë shprehur hamendjen se shembja mund të jetë shkaktuar nga pesha e borës së madhe në çatinë e ndërtesës.
XS
SM
MD
LG