Lidhje

Shirak, tepër i sëmurë për të marrë pjesë në hapjen e gjykimit


Shirak, tepër i sëmurë për të marrë pjesë në hapjen e gjykimit
Shirak, tepër i sëmurë për të marrë pjesë në hapjen e gjykimit

Ish presidenti francez Zhak Shirak ishte shumë i sëmurë për të marrë pjesë në hapjen e gjykimit të tij për korruspion sot.

Avokatët e zotit Shirak thanë se ish udhëheqësi ka probleme të kujtesës dhe nuk është në gjendje të marrë pjesë në gjyq.

Ish presidenti akuzohet për abuzim me fondet publike nga vitet 1977 deri në vitin 1995 kur ishte kryetar i bashkisë së Parisit.

Gjykatësi Dominik Pot do të vendosë nëse do ta shtyjë gjykimin ose pezullojë çështjen derisa shëndeti i zotit Chirac të përmirësohet apo do ta mbyllë fare çështjen.

Zoti Shirak ka mohuar akuzat. Në se dënohet, ish politikani 78 vjeçar përballet me gati 10 vjet burg dhe një gjobë prej 210 mijë dollarësh.

XS
SM
MD
LG