Lidhje

Shkarkohet komandanti i policisë në veriun e Mitrovicës


Shkarkohet komandanti i policisë në veriun e Mitrovicës
Shkarkohet komandanti i policisë në veriun e Mitrovicës

Policia e Kosovës bëri të ditur se është shkarkuar komandanti i policisë në veriun e Mitrovicës Milia Millosheviç.

Autoritetet thanë se shkarkimi i tij nga ky post është pjesë e reformave brenda strukturave të policisë së Kosovës, në kuadër të të cilave janë bërë edhe shkarkime e emërime të tjera në veri por edhe në pjesë të tjera të Kosovës.

Shkarkimi i komandantit të stacionit policor në veriun e Mitrovicës, i cili është dërguar në një pozitë tjetër, pasoi paralajmërimet e bëra gati një vit me parë se zyrtarë të policisë së Kosovës janë duke bërë vlerësime rreth veprimeve policore dhe nëse ka pasur shmangie nga zinxhiri komandues në veriun e vendit. Stacioni policor në veriun e Mitrovicës përbëhet kryesisht nga pjesëtarë të komunitetit serb.

Në krye të këtij stacioni është emëruar Branislav Kragoviç, i cili deri tash komandonte njësitë në njërën nga pikat kufitare me Serbinë.

XS
SM
MD
LG