Lidhje

Borxhi i shtetit shqiptar


Borxhi që shteti shqiptar ka ndaj sipërmarrjes për punët publike të kryera e të papaguara është afërsisht 246 milion dollarë. Kjo shifër u bë e ditur sot nga ministri i Financave në përfundim të procesit të verifikimit të kryer nga kompania ndërkombëtare e auditit Deloitte&Touche.

Ministri i Financave Shkëlqim Cani shpjegoi se pjesa tjetër e borxhit përbëhet nga detyrime të organeve tatimore, detyrime të zyrave të përmbarimit publik, të pushtetit lokal, të ndërmarrjeve publike apo vendime gjykatash të pashlyera. Për identifikimin e kësaj pjese të borxhit, qeveria synon të caktojë sërish një kompani auditimi.
XS
SM
MD
LG