Lidhje

Shkenca dhe makinat e garave


Një pistë makinash u shndërrua në klasë për disa nxënës të Merilendit të cilët mësuan aty rreth shkencës dhe inxhinierisë nga makinat e garave Indy. Organizata Indycar bashkëpunoi me mësuesit për t’i bërë shkencat ekzakte më tërheqëse dhe për të inkurajuar nxënësit të mendojnë për një karrierë në këtë fushë.

Makinat Indy mund të arrijnë një shpejtësi prej 320 kilometrash në orë. Nxënësit i panë nga afër makinat para se të fillonte gara në në qendër të Baltimorit.
Pastaj, ata shkuan nëpër çadra afër pistës për të mësuar se si funksionojnë gomat. Studentët përdorën një sensor për të mësuar rreth fërkimit duke krahasuar materialët e sheshtë dhe të ashpër. Dhjetë vjeçarja Jhanaijin Daughtrey tha se iu duk interesante që mësoi për gomat aq më tepër tani që mendon të bëhet inxhiniere.

“Sipërfaqja e tyre është është më e sheshtë, prandaj ata kanë kujdes kur marrin kthesat, ndërsa goma e zakontë ka dhëmbë dhe përshtatet për çdo terren.”

Mësuesja e shkencës Kathryn Spivey thotë se këto aktivitete u tregojnë nxënësve se ato që mësojnë në klasë mund të përdoret në jetën e përditshme.

“I dha atyre një mundësi për të praktikuar materialin e mësuar me mjete që ne nuk mund t’i kemi dot në klasë, dhe ata ishin në gjendje të shihnin se për çfarë po flisnim kur mësonin rreth fërkimit dhe lëvizjes.”

Këta fëmijë mund të mësojnë shumë rreth shkencës dhe inxhinierisë nga gara IndyCar, thotë automobilisti Ed Carpenter.

“Çdo gjë që ne bëjmë këtu me këto makina gare, nga ajo që na mban të sigurt në një aksident apo ajo që na ndihmon me shpejtësinë, krijohet nga inxhinieria, në thelb është matematikë dhe shkencë.”

IndyCar sponsorizon programin “Future of Fast” me Projektin “Lead the Way.” Grupi siguron materiale për kurset e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës. Ideja e vizitave në pistë është që t’u vëmë në dukje fëmijëve ide të reja, thotë Vince Bertram, kreu i organizatës.

“Është diçka e bukur kur përjeton shpejtësinë afër pistës, por kur fillon t’i kuptosh me të vërtetë çështjet teknike dhe se si këto makina janë projektuar dhe ndërtuar, kjo është emocionuese për nxënësit tanë.”

Fëmijët mësuan gjithashtu rreth barrierave të sigurisë së pistës. Duke përdorur letër, polisterol dhe ngjitës, ata krijuan barrierat e tyre të vogla. Një instrument mat forcën e murit ndërsa barriera goditet nga një makinë e vogël.
Shane Gorman shpjegon rezultatin.

“Nëse barriera është e trashë dhe jo e hollë, është shumë më mirë.”

Brennan Radke u befasua kur mësoi se një mur i vërtetë sigurie nuk ndërtohet nga betoni.

“Në qoftë së do të ishte një mur betoni, atëherë makina do të shkatërrohej, por ngaqë ështe prej polisteroli dhe çeliku, nuk mendoj se kjo do ta dëmtonte aq shumë makinën.”

Programi “Future of Fast” filloi vitin e kaluar me aktivitete në disa qytete. Shpresohet që fëmijët të interesohen më shumë në fushat e shkencës dhe inxhinierisë. Veç kësaj, pista e garave shpreson të bëjë për vete disa tifozë të rinj.
XS
SM
MD
LG