Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë, Adriatik Llalla, u shpreh sot se Vetingu nuk mund të përdoret nga askush si mënyre për t'iu imponuar prokurorëve në vendimarrjen e tyre. Ditët e fundit ka patur përplasje mes Prokurorisë dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në lidhje me zbatimin e ligjit për dekriminalizimin. Deklaratën e tij Kryeprokurori Llalla e bëri në Shkodër gjatë një takimi me prokurorë të rretheve veriore të Shqipërisë.
Shiko komentet (2)
Ngarko komente të tjera