Pas një ndërprerje të punimeve prej më shumë se katër vitesh, ka rifilluar puna për ndërtimin e bajpasit perëndimor të Shkodrës, një investim prej rreth 55 milionë eurosh, i nisur që në vitin 2011, me synim lidhjen me një rrugë të re, të hyrjes së qytetit me rrugën që shkon drejt Hanit të Hotit.
Megjithëse ekspertët e mjedisit e kanë kundërshtuar këtë projekt që, sipas tyre, dëmton zonën e mbrojtur natyrore të Bregut të Liqenit të Shkodrës dhe Lumit Buna, ka rifilluar puna për ndërtimin e tij.
Facebook Forum