Trafikimi i fëmijëve vazhdon të jetë një problem shqetësues për shoqërinë shqiptare. Në përpjekje për ndërgjegjësimin e mëtejshëm të strukturave shtetërore dhe shoqërisë, nxënës të shkollave në Shkodër organizuan një ekspozitë me punimet e tyre në pikturë dhe vizatime. Ekspozita titullohet “Trafikimi në sytë e fëmijëve”.
Shqipëria ka miratuar një strategji antitrafikim, por strukturat e zbatimit të saj vazhdojnë të jenë të dobëta. Kjo është edhe arsyeja që vetëm një numër i vogël trafikantësh të qenieve njerëzore janë ndaluar dhe ndëshkuar nga drejtesia.
Facebook Forum