Shkolla hebraike ku një person i armatosur vrau tre fëmijë dhe një mësues këtë muaj, ka marrë letra ku shprehet urrejtje pas sulmit.
Autoritetet franceze thanë sot se kishin hapur një hetim për të përcaktuar burimin e letrave kërcënuese, pasi morën ankesa nga administratorët e shkollës në qytetin jugor Tuluzë.
Sulmi në shkollë dhe vrasja e tre ushtarëve francezë në rajonin e Tuluzës po këtë muaj u kryen nga Mohamed Merah, një francez me origjinë algjeriane që autoritetet thonë se kishte pretenduar se kishte lidhje me al-Kaidën. Ai vdiq në një përleshje me policinë.
Në një incident tjetër, adoleshentë që hidhnin sllogane anti-semitiste rrahën një djalë 12 vjeçar hebre para shkollës së tij në Paris të hënën.
Në Francë ka të paktën gjysmë milioni hebrenj që përfaqësojnë komunitetin më të madh hebraik në Evropë.