Prokuroria e Posaçme në Maqedoni tha sot se zyra e presidentit Gjorgje Ivanov nuk është konsultuar me të në lidhje me vendimin e presidentit për faljen e një numri politikanësh dhe zyrtarësh të tjerë shtetërorë. Protesta të dhunshme u zhvilluan mbrëmë në Shkup për të kundërshtuar vendimin. . Edhe sonte janë paralajmëruar protesta në kryeqytetin maqedonas.