Ministrat e integrimeve evropiane të vendeve të Ballkanit perëndimor dhe ekspertë, diplomatë e pjesëtarë të shoqërisë civile nga Maqedonia, Kosova, Mali i Zi, Bosnja, Shqipëria dhe Serbia diskutuan sot në Shkup mbi nxitjen e partneritetit midis këtyre vendeve dhe institucioneve të shteteve të Evropës perëndimore dhe vetë Bashkimit Evropian që do të ndihmonte thithjen e fondeve evropiane dhe integrimin më të shpejtë të Ballkanit perëndimor në Bashkimin Evropian. Folësit theksuan nevojën për përfshirjen e përbashkët në projekte infrastrukturore por dhe të fushave të tjera.
Facebook Forum