Lidhje

Kenia, i pavlefshëm rezultati i zgjedhjeve presidenciale


Në Kenia sot filluan festime nga një pjesë e popullsisë, ndërsa të tjerë u shokuan nga vendimi i Gjykatës së Lartë të vendit për përsëritjen e votimeve për zgjedhjen e presidentit të vendit.

Gjykata vendosi se Komisioni i Zgjedhjeve ishte përgjegjës për “parregullsi dhe shkelje ligjore” në shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve. Rezultati që ishte shpallur nxirrte fitues Presidentin aktual Uhuru Kenyatta, me 1.4 milionë vota më shumë se rivali opozitar Raila Odinga. Koalicioni opozitar pati deklaruar se zgjedhjet ishin manipuluar. Zoti Odinga u shpreh se ky është një vendim historik për demokratizimin e Afrikës, pasi nuk ka patur më parë anullim zgjedhjesh.

Shefat e 24 misioneve të huaja, ndër to edhe të Shteteve të Bashkuara, Britania, Kanadaja dhe Bashkimi Evropian, e përshëndetën vendimin si një demonstrim i demokracisë së qëndrueshme dhe të përkushtimit ndaj shtetit ligjor.

Menjëherë pas vendimit, bursa e Kenias pezulloi përkohësisht shitblerjet, pasi aksionet ranë me 10%.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG