Lidhje

Shpella e Erërave, parku me shpellat nëntokësore më të gjata në botë


Shpella e Erërave, parku me shpellat nëntokësore më të gjata në botë
Shpella e Erërave, parku me shpellat nëntokësore më të gjata në botë

Shpella e Erërave në Dakotën e Jugut është një park ku gjenden shpellat nëntokësore më të gjata dhe më komplekse në botë. Aty ka gjithashtu një pllajë me sipërfaqe mbi një mijë kilometra katrore me bar, pyje pishash dhe faunë të shumëllojshme.

Në krahun juglindor të Kodrave të Zeza, jo shumë larg Malit Rashmor, ndodhet Wind Cave, Shpella e Erërave. Në fakt, atje ndodhen dy parqe që konsiderohen si një. Një prej tyre është mbi tokë, pllaja e mbuluar me bar dhe pyje pishash që strehon faunën e zonës.

Ndërsa nën tokë, shpellat me një gjatësi deri në 100 kilometra që përshkohen nga erërat, janë të mbushura me formacione gjeologjike të shumëllojshme. Pllajat e Dakotës u takojnë pikërisht erërave. Era uturin, por ndonjëherë ajo edhe këndon dhe fërshëllen.

Ndërsa një ditë në vitin 1881, era sinjalizoi një zbulim. Atë ditë vëllezërit Bingham, Tomi dhe Xhesi, po ndiqnin një dre të plagosur, kur dëgjuan një fërshëllimë që vinte nga dheu. Ata u ulën në gjunjë për të dëgjuar më mirë fërshëllimën e çuditshme dhe në atë moment era që vinte nga një vrimë në tokë u mori kapelet.

Kjo rastësi çoi në zbulimin e një prej shpellave më të vjetra nëntokësore në botë. Shumë shpejt, shpella me gurë gëlqerorë u hap për turistët dhe sot ajo është kthyer në park kombëtar. Formacionet e saj delikate gjeologjike kanë marrë emra familjarë si kutia prej druri, vepra e ngrirë dhe kokoshkat, për t’i kuptuar më mirë ato.

Për gjatë një shtegu prej dy deri në tre kilometra ku kalojnë vizitorët, ende ka hapësirë për të eksploruar të panjohurën. Shumë kohë më parë se sa era t’i merrte kapelen Xhesi Binghamit, banorët vendas, Sju, kishin dijeni për këto shpella. Ata besonin se shpirti i madh u dërgoi nga thellësitë e tokës buallin në fushat e tyre të gjuetisë.

XS
SM
MD
LG