Lidhje

Policia rrëzoi me lëndë shpërthyese një ndërtesë pa leje


Shqipëria ka aktualisht mbi 250 mijë ndërtime pa leje, që mbushën vendin gjatë tranzicionit.

Policia e shtetit dhe Inspektoriati ndërtimor rrëzoi sot me lëndë shpërthyese një ndërtesë pesëkatëshe pas shkeljes së ligjeve urbanistike në hyrje të qytezës studentore përgjatë rrugës së Elbasanit. Kjo është hera e parë që ndërtimet pa leje rrëzohen me lëndë shpërthyese në Shqipëri. Policia dhe ekspertët civilë morën masa të shumta sigurie për të mbrojtur banorët e zonës përreth.

Policia hedh ne erë një ndërtesë pa leje
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:57 0:00

Në fund të operacionit policia komentoi se kishte kryer me sukses një shpërthim të kontrolluar me fuqi të mjaftueshme për të shkatërruar themelin e ndërtesës. Forcat e rendit deklaruan që edhe pse ndërtesa nuk u rrëzua e gjitha në tokë, operacioni vlerësohet i suksesshëm, ia arriti qëllimit dhe nuk pati dëme anësore në njerëz dhe banesa. Sipas tyre, pjesa tjetër e shkatërrimit do të vazhdojë me makineri të rënda pastrimi.

Ngjarja tërhoqi një interesim të madh të opinionit publik dhe të mediave vendore. Prej shumë vitesh Shqipëria është mbushur me mbi 250 mijë ndërtime pa leje, duke zënë hapësira e territore në fshatra dhe në qytete. Situata gjatë tranzicionit vlerësohet se doli jashtë kontrollit. Qeveria e re e socialistëve pati deklaruar se miradministrimi i territorit është një nga detyrat kryesore të saj dhe se do të rrëzonte të gjitha ndërtesat pa leje, që u ndërtuan me shpejtësi gjatë fushatave zgjedhore. Rrëzimi me lëndë shpërthyese i kësaj ndërtese vlerësohet nga analistët politikë se ka edhe një tipar simbolik për vendosmërinë e qeverisë në kontrollin e territorit dhe urbanistikës.

XS
SM
MD
LG