Lidhje

Shpërthim me bombë në Ankara: Tre të vrarë dhe 15 të plagosur rëndë


Shpërthim me bombë në Ankara: Tre të vrarë dhe 15 të plagosur rëndë
Shpërthim me bombë në Ankara: Tre të vrarë dhe 15 të plagosur rëndë

Një shpërthim i fuqishëm me autobombë tronditi sot kryeqytetin turk, duke vrarë tre persona dhe duke plagosur 15 të tjerë, pesë prej të cilëve në gjendje serioze.

Bomba shpërtheu sot pranë ndërtesave qeveritare dhe një shkolle të mesme, duke dëmtuar makina dhe dyqane.

Zyrtarët turq thanë se shpërthimi duket të jetë një sulm terrorist. Ministri i Brendshëm Idriz Naim Sahin tha se synimi ishte të shkaktoheshin sa më shumë dëme në një zonë që është zakonisht me mjaft trafik dhe kalimtarë.

Asnjë grup nuk ka marr përgjegjësinë për shpërthimin.

Rebelët kurd po luftojnë për autonominë e tyre në rajon dhe kanë përshkallëzuar sulmet mbi objektivat turke. Zyrtarët turq kanë kërcënuar për një inkursion me trupa tokësore kundër bazave rebele kurde që operojnë në veri të Irakut.

XS
SM
MD
LG