Lidhje

8 të plagosur nga një shpërthim në Kili


Një bombë shpërtheu dje në kryeqytetin e Kilit, Santiago, duke plagosur të paktën tetë njerëz pranë një stacioni metroje.

Shpërthimi goditi një restorant në stacionin e metrosë, Escuela Militar (Shkolla Ushtarake) dje rreth orës 14:00.

Zëdhënësi i qeverisë, Alvaro Elizalde tha se shpërthimi kishte "shënjat e një akti terrorist".

Një zyrtar i zjarrfikësve tha se lëndimet nga shpërthimi përfshinin edhe plagë nga copëza predhash. Një grua ka humbur një pjesë të dorës së saj.

Dhjetëra bomba janë gjetur rreth qytetit të Santiagos këtë vit, por një pjesë e tyre nuk kanë shpërthyer. Asnjë nga shpërthimet e mëparshme nuk kishte shkaktuar viktima apo plagosje të njerëzve.

Të gjitha sulmet me bombë në Santiago mbeten të pazgjidhura.

XS
SM
MD
LG