Lidhje

Kryeministri Berisha premton financimet e nevojshme për importin e energjisë


Kryeministri Berisha premton financimet e nevojshme për importin e energjisë
Kryeministri Berisha premton financimet e nevojshme për importin e energjisë
Në Shqipëri kryeministri Sali Berisha deklaroi sot sërish në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat se situata energjitike në vend vazhdon të jetë e vështirë, por se qeveria do të japë të gjithë financimet e nevojshme për importin e saj.
"Kaskada është në nivelet më të ulëta historike, vazhdon importi dhe mbetet në fuqi vendimi se do ta blejmë energjine. Shpresoj që kjo vështirësi është e përkohshme. KESH po bën gjithçka dhe ka të gjithë mjetet monetare për të siguruar energjinë nga Rajoni. Vështirësitë janë të mëdha", tha ai.
Pak kohë më parë qeveria shqiptare u detyrua të prekë fondin e kontingjencës për të financuar blerjet e energjisë nga Kesh e nëse gjendja vazhdon të vështirësohet ajo nuk ka përjashtuar as ndërhyrjet në buxhet për të caktuar fonde të tjera.
Moti i keq, me ngrica e dëborë i cili përfshiu në shkurt edhe vendet e rajonit krijoi probleme të reja duke qenë se shtetet nga të cilat Shqipëria blen energji vendosën të ndërpresin eksportet e tyre. Shpresa tani mbetet që reshjet e mëdha të dëborës, që mbuluan pjesën veriore e verilindore të vendit, të mund të kthehen sa më shpejt në burim furnizimi me ujë për basenet e hidrocentraleve.
XS
SM
MD
LG