Lidhje

Emërohet drejtori i ri i energjisë në Shqipëri


Në Shqipëri Enti Rregullator i Energjisë emëroi sot administratorin e ri të operatorit të sistemit të shpërndarjes së energjisë

Detyra për të drejtuar këtë shoqëri problematike ju besua zotit Arben Seferi, i përzgjedhur mes disa kandidaturave në garën e shpallur nga Enti për këtë post. Zoti Seferi ka punuar në fund të viteve 2000 si drejtor i Punëve publike në Bashkinë e Tiranës kur ajo drejtohej nga kryeministri aktual Edi Rama. Ai premtoi përmirësimin e treguesve të arkëtimit dhe uljen e humbjeve në rrjetin elektrik, të cilat konsiderohet se janë në nivele shqetësuese.

Zoti Seferi pason në këtë post, Sait Dollapin i cili dha dorëheqjen. Zoti Dollapi ishte emëruar në fillim të këtij viti, kur Enti Rregullator vendosi t’i heqë licencën grupit cek Cez i cili kishte blerë pjesën zotëruese të aksioneve. Aktualisht mes CEZ-it dhe qeverisë shqiptare kanë nisur procedurat gjyqësore pranë arbitrazhit ndërkombëtar të Parisit.
XS
SM
MD
LG