Lidhje

Shqipëri: Enti Rregullator i Energjisë nuk ndryshon tarifat e energjisë për tre vitet e ardhshme


Shqipëri: Enti Rregullator i Energjisë nuk ndryshon tarifat e energjisë për tre vitet e ardhshme
Shqipëri: Enti Rregullator i Energjisë nuk ndryshon tarifat e energjisë për tre vitet e ardhshme

Në Shqipëri Enti Rregullator i Energjisë vendosi sot të lerë të pandryshuar tarifat e energjisë për tre vitet e ardhshme. Vendimi u bë i njohur pas mbledhjes se Bordit të Komisionerëve.

Për konsumatorët familjarë do të vazhdojë të aplikohet sistemi me dy blloqe me një cmim prej 7.7 lek për konsumin deri ne 300 kilowat /orë dhe 13.5 lekë për konsumin mbi këtë nivel. Nga ana e saj operatori I sistemit të shpërndarjes, I kontrolluar nga cekët e CEZ, kishin kërkuar një rritje prej 4. 6 përqind.

Ndaj Entit të Energjisë kishin kërkuar rritje të tarifave edhe Kesh si dhe operatori i sistemit të Transmetimit.

Sipas vendimit të sotëm cmimi me të cilin Kesh do t’I shesë energjinë CEZ-it, I ulur vitin e kaluar, tani do të dyfishohet. Një rritje të lehtë pësuan edhe tarifat e Operatorit të Transmetimit.

XS
SM
MD
LG