Lidhje

Shërbimet për fëmijët me aftësi të kufizuara


Mungesa në shërbimet për fëmijët me aftësi të kufizuara
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:50 0:00

Organizatat “Save the Children” dhe 'World Vision” publikuan në Tiranë një studim, sipas të cilit, mbi 90 për qind e fëmijëve me aftësi të kufizuara nuk marrin shërbime profesionale.

Sipas këtij studimi, rreth 11 për qind e fëmijëve shqiptarë kanë aftësi të kufizuara, por komisionet shtetërore njohin vetëm një të tretën e këtij realiteti.

Mungesa në shërbimet për fëmijët me aftësi të kufizuara
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:50 0:00

Një studim i fundit i organizatave Save the Children dhe World Vision zbuloi se mbi 90% e fëmijëve me aftësi të kufizuara nuk përfitojnë shërbime nga një qendër profesionale e specializuar.

Ky është studimi i parë kombëtar mbi aftësinë e kufizuar dhe cilësinë e shërbimeve tek fëmijët 2 - 17 vjeç.

Nga studimi doli se rreth 11 për qind e fëmijëve të Shqipërisë kanë një vështirësi të thelluar në zhvillim dhe funksione dhe zhvillim, por vetëm 4 % e tyre, ose vetëm 1/3 janë çertifikuar nga komisionet shtetërore si fëmijë me aftësi të kufizuara.

Sipas studimit, 92 % e fëmijëve, që kanë të paktën një vështirësi apo paaftësi të thelluar, dhe që janë afro 70 mijë fëmijë, nuk përfitojnë trajtim të specializuar nga qendrat e shërbimeve sociale.

Shërbimet e integruara për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre janë pjesë e të drejtave të tyre legjitime, që lehtësojnë përfshirjen e tyre në shoqëri.

Ekspertët pohuan se vendi ka nevojë për shërbimeve sociale të specializuara, që duhen ngritur në bashkëpunim me bashkitë dhe partnerë të tjerë.

Ata besojnë se studim mund të ndihmojë në hartimin nga qeveria të një plani të ri 3-vjeçar veprimi për personat me aftësi të kufizuara.

Sipas organizatës “Save the Children”, studim zbuloi shqetësimet e prindërve për një mungesë të thellë shërbimesh të specializuara për fëmijët me AK në fushën e shendetësisë, arsimit dhe mbështetjes sociale.

Ndaj këto gjetje, sipas tyre, meritojnë një diskutim të gjerë mes specialistëve dhe kërkojnë angazhimin serioz të zyrtarëve qendrorë dhe vendorë, për shtuar fondet publike ne dobi të personave me aftësi të kufizuara dhe sidomos fëmijëve të këtij grupi, ku vetëm një e treta njihen zyrtarisht si të tillë.


XS
SM
MD
LG