Lidhje

Tiranë: Gjykata vendos ekstradimin në SHBA të të dyshuarit Almir Rrapo


Një gjykatë e Shqipërisë vendosi ekstradimin në Shtetet e Bashkuara të ish ndihmësit të zëvendëskryeministrit Ilir Meta. Almir Rrapo përballet me akuza për vrasje, rrëmbim dhe nxjerrje parash me mënyra të paligjshme.

Gjykata e Rrethit Tiranë vendosi sot në favor të ekstradimit për në Shtetet e Bashkuara të të dyshuarit Almir Rrapo.

Ai u arrestua në Shqipëri në muajin korrik dhe më pas ndaj tij u ngritën akuza nga një gjykatë federale e Nju Jorkut. Në këhën e arrestimit ai një ndër ndihmësit kryesorë të zotit Meta.

Rrapo është njëri ndër disa të dyshuarit të lidhur me një bandë kriminale që akuzohet për vrasjen e dy personave dhe trafikimin e rreth 700 kilogramëve marihuanë.

XS
SM
MD
LG