Në Shqipëri komisioni i ligjeve nisi sot procesin e shqyrtimit të ligjit për gjykatën administrative. Shumica dhe opozita kanë rënë dakort në parim për miratimin e ligjit. Sot në komision ishin thirrur për t’u dëgjuar edhe përfaqësues të botës së biznesit dhe juristëve. Cështja e gjykatës administrative është diskutuar prej kohësh por ajo kishte mbetur peng i ngërcit politik mes palëve.