Lidhje

Shqipëri-Kosovë, protokoll bashkëpunimi


Marrëveshja, e cila përcakton sektorët kyç ku do të përqëndrohet bashkëpunimi, u nënshkrua nga ministrat e jashtëm të të dy vendeve

Shqipëria dhe Kosova nënshkruan sot një protokoll bashkëpunimi, i cili përfaqëson kornizën e plotë insitucionale të marrëdhënieve mes dy vendeve në të gjitha fushat që nga ekonomia te arsimi e kultura. Marrëveshja u nënshkrua në Tiranë nga ministrat e jashtëm të të dy vendeve, të cilët e konsideruan si një moment shumë të rëndësishëm në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Që kur 5 vjet më parë Kosova shpalli pavarësinë, mes Tiranës dhe Prishtinës janë nënshkruar mbi 50 marrëveshje në fusha të vecanta. Që sot raportet e bashkëpunimit mes dy vendeve do të rregullohen përmes një kuadri të plotë institucional. Ministri i Jashtëm shqiptar Edmond Panariti dhe ai kosovar Enver Hoxhaj, nënshkruan protokollin e bashkëpunimit.

“Ky protokoll me mekanizmat e tij operatorë, do t’i japë zgjidhje të shpejtë problemeve që lindin në bashkëpunimin tonë të sukseshëm ekonomiko-tregtar dhe, njëkohësisht, do të përgatisë, e përshpejtojë nënshkrimin e marrëveshjeve, protokolleve të tjera dypalëshe në fushat e interesit të përbashkët, si në bashkëpunimin ekonomik e tregtar, teknologjisë, industrisë minerare, pyjeve, ujërave, sigurimet shoqërore, arsimit e të tjera”, tha ministri Panariti.

Për Kosovën, sic theksoi ministri Hoxhaj, Shqipëri përfaqëson një partner strategjik dhe dokumenti I nënshkruar sot shpjegoi përcakton sektorët kyc ku do të përqëndrohet bashkëpunimi me dy vendeve në vitet e ardhshme: “Ky Protokoll bashkëpunimi nuk është asgjë tjetër veçse njëpartneritet strategjik midis dy vendeve tona. Protokolli është po ashtu një kornizë e invenstimeve të përbashkëta në sektorin e ekonomisë të ndërmarjeve të vogla, të ndërmarjeve të mesme.Protokolli është një kornizë e investimeve të përbashkëta në sektorin e energjitikës, dhe padyshim për shkak të historisë sonë të përbashkët, kulturës dhe gjuhës, është edhe një dokument shumë i rëndësishëm, që institucionet tona shkencore, arsimore dhe kulturore, niveli i pushtetit lokal t’a kenë një bashkëpunim të mirëfilltë dhe një bashkëpunim të koordinuar”.

Tirana ka mbështetur nga afër edhe forcimin e rolit të Kosovës në rajon dhe përfshirjen e saj në nismat dhe organizmat ndërkombëtare, sikundër edhe procesin e njohjes së pavarësisë së saj. Nga ana e tij ministri Hoxhaj njoftoi sot se shumë shpejt, dy shtete të reja do t’i bashkangjiten listës së vendeve që do njohin Kosovën si shtet. Ai nuk ka tha se për cilat shtet bëhet fjalë, por njoftoi se një njohje e parë pritet që javën e ardhshme.

XS
SM
MD
LG