Lidhje

Shqipëri: Partia Socialiste kujton festën e clirimit


Shqipëri: Partia Socialiste kujton festën e clirimit
Shqipëri: Partia Socialiste kujton festën e clirimit

Në Shqipëri partia socialiste, forca kryesore e opozitës kujtoi sot 29 nëntorin, festën e Clirimit të vendit, ndërkohë që të djathtët në pushtet e festuan këtë ngjarje një ditë më parë

Në varrezat e dëshmorëve në kryeqytet socialistët dhe veteranë të luftës bënë homazhe përpara monumentit Nënë Shqipëri. Kryetari socialist Edi Rama, ndërsa uroi shqiptarët tha se kjo është “dita që askush nuk mund ta fshijë nga kujtesa dhe as nga librat historikë, dhe është dita që bën qesharakë dhe me turp këdo që përpiqet të vërë dorë mbi ta”, deklaroi ai duke kritikuar kështu shumicën qeverisëse e cila njeh si ditën e clirimit 28 nëntorin.

Ndonëse zyrtarisht si festë e Clirimit njihet 29 nëntori qeveria e kryeministrit Berisha në protokollin zyrtar e ka bashkuar atë me festën e pavarësisë. Ndërkohë aleati I saj Lëvizja socialiste për Integrim, vazhdon t’I mbahet festimit të 29 nëntorit.

Pas homazheve në varrezat e dëshmorëve kryetari I saj Ilir Meta u shpreh se “historia nuk I toleron emocionet dhe emocionet politike nuk duhet të ngarkohen mbi historinë se nuk u bëjnë mirë as asaj dhe as politikës”.

XS
SM
MD
LG