Lidhje

Shqipëri: PS akuzon KQZ-në si pjesë të manipulimit të rezultateve


Shqipëri: PS akuzon KQZ-në si pjesë të manipulimit të rezultateve
Shqipëri: PS akuzon KQZ-në si pjesë të manipulimit të rezultateve

Në Shqipëri partia socialiste akuzoi sot Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve se është bërë pjesë e manipulimit të rezultatit për kryetarin e Bashkisë së Tiranës.

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, tha sot se pas shqyrtimit të tabelave të 117 qendrave të votimit kutitë e të cilave u bënë objekt i shqyrtimit për fletët e votimit të hedhura në kutitë e gabura, rezulton se, sipas tij, janë 357 fletë votimi më tepër se sa numri i votuesve.

Zoti Ruçi tregoi edhe tabelat e këtyre qëndrave të votimit, ndërsa akuzoi edhe për falsifikim të dokumenteve zgjedhore, duke deklaruar se së paku në një rast, në librin e konstatimeve të njësisë 8 në Tiranë, kontestimet janë shtuar me një kaligrafi tjetër, të ndryshme nga ajo me të cilën ishte bërë më parë përshkrimi i procesit. Zoti Ruçi tha se Partia Socialiste, do t'u drejtohet organeve kompetente me dokumentet që ajo ka në dispozicion.

I menjehërshëm ka qenë reagimi i Partisë Demokratike, e cila i ka quajtuar të pabaza akuzat e zotit Ruçi. Partia Socialiste ka patur të gjithë kohën e nevojshme për t’u ankuar, por ajo s’e ka bërë një gjë të tillë për këto që pretendon tani, deklaroi zëdhënësja Albana Mustafaraj.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve vendosi që të marrë në shqyrtim ankesat e Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike për Tiranën, ditën e hënë. Socialistët kanë kërkuar pavlefshmërinë e tabelës së rezultatit për njësinë 5 dhe tabelën e rezultatit përfundimtar. Demokratët nga ana e tyre kanë kërkuar shqyrtimin e mbi 400 fletëve të kontestuara në 26 kuti në Tiranë.

XS
SM
MD
LG