Lidhje

Shqipëri, rikthehet kultivimi i drurëve frutorë


Shqipëri, rikthehet kultivimi i drurëve frutorë
Shqipëri, rikthehet kultivimi i drurëve frutorë

Në Shqipëri fermerët po përpiqen të gjejnë rrugë fitimi duke shfrytëzuar mbjelljen e drufrutorëve. Kultivimi i lajthive dhe i arrave po përhapet në Jug të Shqipërisë, ndërsa tregu i shitjes së këtyre prodhimeve sigurohet nga sipërmarrjet vendase.

Shqipëria pësoi gjatë viteve të tranzicionit dëmtime të mëdha të sipërfaqeve të mbjella me drufrutorë dhe pas gati 15 vitesh fermerët po i rikthehen rimbjelljes duke gjetur rrugë të reja fitimi. Në Jug të Shqipërisë interesimi më i madh është për agrumet kryesisht në zonë bregdetare si dhe për arrat dhe lajthitë në zonat në brendësi.

Në Gjirokastër, një fshat i vogël tipik në kultivimin e lajthive është fshati “Andon Poçi”. Shtëpitë e reja të fshatit flasin për një nivel ekonomik të banorëve që kanë ngritur sipërmarrje të vogla të mbështetura tek blektoria dhe buqjësia, por edhe tek njësi të vogla të përpunimit.

Vasil Basho është tek të shtatëdhjetat , por thotë se nuk e ka lënë punën. Së bashku me bashkëshorten kanë mbjellë rreth 1200 rrënjë lajthi nga të cilat nxjerrrin në vit të ardhura sa njëqindfishi i pensionit të tyre.

Basho thotë se bujqësia ka punë dhe vetë kultura e lajthisë kërkon plotësimin e disa kushteve. Por si Vasili edhe banorë të tjerë në këtë fshat janë nxitur për kultivimin e lajthive , jo vetëm nga mundësitë e klimës së zonës , por edhe pasi tregu i shitjes së tyre deri tani ka qenë i sigurtë.

Njësi të biznesit ,kryesisht të ëmbëlsirave , i tërheqin lajthitë kundrejt çmimit katër dollarë për kilogramë. Vasili thotë se kompani nga Korça dhe Tirana kanë ardhur në fshat për të tërhequr prodhimin e lajthive.

Ndërsa Thanas Poçi , specialist në Drejtorinë e Buqësisë në Gjirokastër thotë se ky interesim ka bërë që vit pas viti sipërfaqet me drufrutorë të shtohen. Sipas tij kultivmi i drufrutorëve nuk prek sipërfaqet bujqësore por zonat afër lumenjve.

Qeveria shqiptare ka shpallur një program të nxitjes së kultivimit të drufrutorëve në mbarë vendin ,i cili është pritur me skepticizëm nga opozita.

Skemat e sumbencioneve sipas opozitës duhet të jenë transparente dhe të shoqërohen me programe të nxjerrjes nga prapambetja e thellë të sektorit buqjësor.

XS
SM
MD
LG