Lidhje

Shqipëria lobim për Statusin


Kryeministri Edi Rama takon presidentin francez Francois Hollande. Burime zyrtare: “Bisedime të suksesshme”.

Në Shqipëri autoritetet e vendit kanë ndërmarrë një veprimtari intensive diplomatike për të garantuar mbështetjen e të gjithë vendeve anëtare të Bashkimit europian për dhënien e statusit kandidat. Vendimi i vendeve anëtare pritet ne fund të këtij muaji. Kryeministri Edi Rama u takua sot në Paris me presidentin francez Francois Hollande, ndërsa ministrja e Integrimit Klajda Gjosha pati takime këto ditë në Londër dhe në Hagë. Po sot në Bruksel ministri për pushtetin vendor Bledi Cuci, paraqiti planin e qeverisë për luftën kundër korrupsionit përpara përfaqësuesve të përhershëm të vendeve anëtare. Ndërsa në Tiranë, ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri diskutoi me ambasadorët e vendeve të BE-së për masat në luftën kundër kultivimit të lëndëve narkotike
Shqiperia lobon per statusin
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:02 0:00

Javën e shkuar komisioni europian ripërsëriti rekomandimin e tij për vendet anëtare që Shqipërisë t’i jepet statusi kandidat. Në raportin e hartuar pas kërkesës bërë në dhjetor nga Këshilli europian, Komisioni njohu përparimet e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe angazhimin për reformën në Drejtësi. Por pavarësisht vlerësimit pozitiv loja është ende e hapur. Zgjedhjet për parlamentin europian u shoqëruan me një avancim të partive euroskeptike, vecanërisht në Francë dhe në Angli.
Kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Paris, shpreson të marrë këtë herë mbështetje nga Franca për cështjen e statusit. Ai u takua sot pasdite me presidentin francez Francois Hollande. Burime zyrtare i thanë Zërit të Amerikës se takimi ishte pozitiv dhe i suksesshëm.
Franca ishte ndër vendet që dhjetorin e kaluar kërkuan shtyrjen e vendimit për statusin për në qershor. Në një intervistë dhënë mbrëmë për televizion francez Francë 3, zoti Rama tha se “francezët nuk duhet të shqetësohen. Ne do të marrim statusin e vendit kandidat dhe nuk do të jemi menjëherë anëtarë nesër. Statusi i kandidatit është hapi i parë, pastaj janë negociatat që marrin rreth dhjetë vjet, ndaj nuk duhet të shqetësohemi”, nënvizoi zoti Rama, i cili po sot pasdite takoi edhe kreun e senatit francez Jean Pierre Bel.
Autoritetet shqiptare kanë nisur një veprimtari intensive diplomatike për të garantuar mbështetjen për cështjen e statusit. Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha ishte dje në Londër, ndërsa sot zhvilloi takime edhe në Hollandë. Ndërkohë ministri i pushtetit vendor, njëkohësisht koordinator kombëtar për antikorrupsionin Bledi Cuci ishte sot në Bruksel. Pranë Coreper-it, komitetit ku marrin pjesë përfaqësuesit e përhershëm të vendeve anëtare dhe ku përgatitet axhenda e Këshillit europian, zoti Cuci paraqiti strategjinë e qeverisë në luftën kundër korrupsionit dhe angazhimin e autoriteteve për të vazhduar më tej me reformat e nevojshme për t’ju kundër vënë këtij fenomeni.
Ndërsa në Tiranë, ishte ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i cili pati një takim me ambasadorët e vendeve anëtare, për të prezantuar planin e qeverisë në luftën kundër kultivimit të lëndëve narkotike.
Clipp “Është një problem që shkon përtej Policisë së Shtetit shkon përtej Ministrisë së Punëve të Brendshme, shkon përtej qeverisë, është një problem zgjidhja e të cilit do të përfshijë shoqërinë por dhe partnerët tanë europianë”.
Lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar ishin ndër fushat kyce për të cilat vendet anëtare kërkuan dhjetorin e kaluar rezultate konkrete nga Shqipëria.
XS
SM
MD
LG