Shqipëria ngjiti këtë vit 8 vende në klasifikimin e Transparency international mbi nivelin e perceptimit të korrupsionit në adminstratën publike. Në krahasim me një vit më parë Shqipëria kaloi nga 3.2 në 3.3 përqind, por megjithatë krahasuar me vendet e rajonit ajo lë pas vetëm Bosnjen dhe Kosovën. Sipas zyrës shqipare të Transparency International beteja kundër korrupsionit mbetet një sfidë për qeverinë parlamentin dhe institucionet e drejtësisë në vend.