Përfaqësuesit e forcave politike shqiptare janë shprehur kundër Projekligjit zgjedhor në Mal të Zi, i cili, sipas tyre, kufizon numrin e deputetëve nga radhët e pakicave në Parlamentin Republikan. Përfaqesuesit politikë këmbëngulin që shqiptarëve t’u ruhet zona e veçantë zgjedhore dhe t’u sigurohet përfaqesimi proporcional duke respektuar përqindjen e pakicave në numrin e përgjithshëm të popullsisë në vend.
Nga Ulqini, njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Ali Salaj.