Lidhje

Shtëpia e Bardhë bën publike dokumentet për taksat që ka paguar presidenti


Presidenti Barack Obama dhe Zonja e Parë Michelle paguan mbi 162 mijë dollarë taksa vitin e kaluar, 20.5 për qind nga të ardhurat e tyre prej 790 mijë dollarësh.

Shtëpia e Bardhë bëri publike dokumentat për taksat që ka paguar presidenti dhe familja e tij, në një moment kur përqindja e taksave që paguajnë qytetarët është bërë një çështje kyçe në garën presidenciale të këtij viti.

Presidenti Obama dhe nënpresidenti Joe Biden kanë bërë thirrje këtë javë që milionerët të paguajnë një minimum prej 30 për qind të të ardhurave, që e kanë quajtur “rregulli Buffett” falë investitorit miliarder Warren Buffett që ka thënë se nuk është e drejtë që ai paguan një përqindje më të vogël taksash sesa sekretarja e tij. Plani do të rriste përqindjen e taksave për ata që fitojnë të paktën 1 milionë dollarë.

Rivali i mundshëm republikan i presidentit Obama në zgjedhjet e nëntorit, milioneri Mitt Romney pagoi 13.9 për qind taksa për vitin 2010.

Shtëpia e Bardhë tha se Obamat e fituan rreth gjysmën e të ardhurave të tyre nga rroga presidenciale prej 400 mijë dollarësh e Presidentit, ndërsa pjesën tjetër nga shitja e kopjeve të librave të tij.

Obamat njoftuan gjithashtu se u kanë dhuruar mbi 172 mijë dollarë vitin e kaluar për 39 shoqatave të ndryshme bamirëse.

XS
SM
MD
LG