Quhet “Kutia Muzikore” por në fakt nuk kemi të bëjmë me një kuti të mirëfilltë. Bëhet fjalë për një ambjent shumë të vogël, një grumbull shtëpizash thuajse të shkatërruara në një rrugë të qetë të Nju Orlinsit. Prej tyre dëgjohet muzikë ditë e natë. Materiali në vazhdim na shpjegon më tepër për këtë zonë të Nju Orlinsit…
Në këtë qytezë muzikore...muret tingëllojnë... dhe dridhjet krijojnë melodi.
Në muret e kësaj ngrehine është një kompiuter që regjistron, dhe ripërsërit tingujt. Taylor Lee Shepherd është krijuesi...
“Ai që dëgjuat pak më parë ishte zëri im i cili futet në këtë kuti dhe më pas mund të ridëgjohet sërish. Sistem është shumë dimensional. Mund të vendosësh çfarë të duash në këtë sistem dhe të bashkosh ose veçosh tinguj të ndryshëm.”
Reneeja nga Nju Jorku interpreton në bas...
Një mikesh e saj provon t’i bjerë baterisë...
“ Nuk është mënyra tradicionale e interpretimit në bateri me instrumentin para syve. Tingulli është përreth dhe e dëgjon atë nga të gjitha anët”.
Xhosh Fast krijon muzikë duke ngjitur shkallët.
“Ndërsa ngjitesh nëpër shkallët cilindrike, ka pedale të ndryshme që mund të shtypësh duke krijuar tinguj të ndryshëm në gjatësi të ndryshme”.
Norman Nail solli këtu fëmijët e tij.
“Vendosa t’i sillja fëmijët këtu pas shkollës. U pëlqen shumë. U pëlqejnë këmborët, zona e baterisë, karrikja; po kalojmë shumë mirë”.
Artistët e kanë ndërtuar këtë ngrehinë nga mbetjet e një vile të vjetër- një përpjekje për të sjell në jetë zonat e lëna pas dore.
“Në Nju Orlins ne kemi shtëpi të vjetra ku era fërshëllen duku kaluar mes tyre e duket sikur i gjithë ambjenti tingëllon. Këtu ka muzikanët që jetojnë me muzikën e tyre brenda mureve të këtyre shtëpive dhe gjithmon dëgjon fqinjët që luajnë muzikë dhe këndojnë këngët e tyre.”
Me kohë, Martin shpreson që të zëvendësojë këto shtëpiza të rrënuara me një shtëpi të madhe muzikore.