Lidhje

Shtohen tensionet mes dy Koreve


Shtohen tensionet mes dy Koreve
Shtohen tensionet mes dy Koreve

Tensionet po shtohen mes dy Koreve një ditë pasi Seuli akuzoi rivalin komunist për fundosjen e një anije luftarake jugkoreane.

Presidenti jugkorean Lee Myung-bak e cilësoi sot incidentin si një provokim ushtarak.

Zoti Lee tha se sulmi vdekjeprurës mbi anijen Cheonan ishte dhunim i Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe armëpushimit të vitit 1953 që i dha fund Luftës Koreane. Por ai shtoi se qeveria do të jetë e matur në trajtimin e çështjes.

Një ekip ndërkombëtar hetuesish publikuan një raport dje që arrin në përfundimin se një silur i lëshuar nga një nëndetëse koreanoveriore shkaktoi fundosjen e Cheonanit më 26 mars duke vrarë 46 marinarë.

Korea e Veriut i kundërshtoi këto përfundime si të fabrikuara dhe farsë. Komisioni Kombëtar i Mbrojtjes në Phenian u zotua të përgjigjet ndaj çdo provokimi të mundshëm me luftë.

Regjimi kërcënoi sot të ndërpresë të gjitha lidhjet me Korenë e Jugut dhe të prishë një traktat bilateral kundër agresionit.

XS
SM
MD
LG