Lidhje

Siri: Përfundon sot afati për zbatimin e marrëveshjes


I dërguari Kombeve të Bashkuara njëkohësisht dhe i Lidhjes Arabe për Sirinë, Kofi Annan, shpreson se forcat qeveritare dhe ato të opozitës do ta respektojnë marrëveshjen e armëpushimit të ndërmjetësuar prej tij.

Sot skadon afati i marrëveshjes, e cila po zbatohet në aspektin e fillimit të tërheqjes së forcave jashtë zonave të banuara, por jo në atë të ndalimit të luftimeve.

Marrëveshja e ndërmjetësuar nga zoti Annan kërkonte fillimin e tërheqjes së trupave qeveritare nga qendrat e banuara deri sot në mëngjes, e pasuar me armëpushimin nga të dyja palët brenda 48 orëve.

Por shpresat për planin u zbehën, pas shpërthimit të një vale të re dhune, si dhe kërkesës së qeverisë siriane për një garanci me shkrim se opozita do t’i ndalojë luftimet e para. Zoti Annan tha sot se Sirisë do t’i lihet afat deri më 12 prill që të zbatojë ndalimin e luftimeve.

Ai tha se është ende shumë herët të thuhet se plani i paqes ka dështuar.

XS
SM
MD
LG