Lidhje

SHBA: Vazhdon mbyllja e pjesshme e qeverisë


Qeveria e Shteteve të Bashkuara duket se do të mbetet pjesërisht e mbyllur në edhe në fillimin e vitit të ri pasi asnjëra nga dhomat e Kongresit nuk planifikon ndonjë veprimtari për pjesën e mbetur të 2018s.

E premtja në mesnatë shënon një javë nga mbyllja e pjesshme e qeverisë që ka lënë pa u paguar qindra mijëra punonjës federalë.

Presidenti Donald Trump po i kërkon Kongresit të miratojë miliarda dollarë për ndërtimin e murit përgjatë kufirit SHBA-Meksikë, por ligjvënësit demokratë mbështesin një rritje modeste në financimin e përgjithshëm të sigurisë kufitare, dhe kundërshtojnë me vendosmëri financimin e një muri.

Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve zhvilluan takime të enjten, por pa folur për ndonjë një zgjidhje të ngërçit. Që të dyja do të mblidhen në seanca formale të hënën më 31 dhjetor por pa ndërmarrë asgjë konkrete.

Pasi të bëjë betimin javën e ardhshme, shumica e re demokrate e Dhomës së Përfaqësuesve do të jetë në gjendje të miratojë çdo projekt-ligj shpenzimesh që e sheh të arsyeshme. Mbetet të shihet se si do të reagojnë republikanët e Senatit ndaj një projektligji të Dhomës që i mungon fondi për murin kufitar.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG