Lidhje

Votimi në grup në Iowa hap procesin e përzgjedhjes presidenciale


Votimi në grup në Iowa hap procesin e përzgjedhjes presidenciale
Votimi në grup në Iowa hap procesin e përzgjedhjes presidenciale

Shteti qendror i Iowa-s në Shtetet e Bashkuara, ashtu si edhe disa shtete të tjera kanë një mënyrë alternative për të zgjedhur kandidatët presidencialë për partinë Demokrate dhe atë Republikane.

Vera e nxehtë ka kohë që ka kaluar, por në Iowa dhe disa shtete të tjera, politika presidenciale vazhdon të jetë e flaktë. Dhe tani ka ardhur koha për vendime.

Iowa është shteti i parë që merr vendimin zyrtar për garën presidenciale të vitit 2012. Iowa dhe disa shtete të tjera nuk mbajnë votimet paraprake për përzgjedhjen e kandidatëve presidencialë. Ata përdorin një sistem tjetër të quajtur përzgjedhje brenda grupit.

“Anëtarët e regjistruar në një parti mblidhen në vende të ndryshme në gjithë shtetin. Atje, ata diskutojnë, debatojnë dhe në fund të mbrëmjes mbahet një votim mes atyre që janë mbledhur. Dhe më pas votat nga gjithë shteti mblidhen dhe llogariten”.

Këto vota përcaktojnë se sa delegatë në mbështetje të çdo kandidati do të shkojnë në kuvendin që emëron kandidatin presidencial të partisë.

Procesi i votimit në grup kërkon që kandidatët të bëjnë përpjekjet maksimale në gjithë shtetin për të siguruar mbështetje.

Disa analistë politikë thonë se ky proces nxjerr rezultate të shtrembëruara. Mes tyre është

“Nuk ka dyshim që këto grupe partiake nuk përfaqësojnë elektoratin në përgjithësi. Ata që i kushtojnë kohë dhe vëmendje votimit në grup, janë anëtarët më të politizuar të elektoratit. Republikanët janë të prirur të jenë më konservatorë sesa elektorati në përgjithësi, nëse votojnë në grupe. Demokratët janë të prirur të jenë më liberalë sesa elektorati në përgjithësi”.

Por të tjerë e shohin këtë proces përzgjedhjeje si më të afërt me një demokraci ideale. Kështu mendon Lorenzo Morris i Universitetit Howard.

“Është e vërtetë që grupet partiake jo vetëm pasqyrojnë një opinion, por edhe e formojnë atë. Dhe ky është ideali i demokracisë, që njerëzit të mos mblidhen në një diskutim me opinione që janë ekskluzivisht të tyret, por janë të hapur për debate dhe këmbime, që të mund të konsolidojnë larminë politike. Ka segmente të ndryshme, interesa të ndryshme, por që gjejnë një emërues të përbashkët”.

Për Iowa-n, ajo që ka rëndësi mbi të gjitha është zgjedhja e kandidatëve dhe delegatëve të kuvendit, para se të mbahen zgjedhjet brenda partive në shtetin verilindor të New Hampshire.

XS
SM
MD
LG