Lidhje

Sierra Leone, masa të jashtëzakonshme kundër ebolës


Kryeqyteti i Sierra Leones, Freetown, vazhdon të ngjajë si qytet fantazmë, ndërkohë që po respektohet për të dytën ditë ndalim-qarkullimi për të zbuluar dhe izoluar rastet e ebolës.

Dhjetëra mijëra punonjës të personelit mjekësor po shkojnë derë më derë për të mësuar njerëzit si të ruhen nga infektimi dhe duke këshilluar personat që dyshohen se janë infektuar të shkojnë për të kërkuar ndihmë mjekësore.

Presidenti i vendit u ka kërkuar banorëve të qëndrojnë në shtëpi për tre ditë, duke u shprehur se gjendja e jashtëzakonshme kërkon masa të jashtëzakonshme.

XS
SM
MD
LG