Lidhje

Lirohet nga burgu O.J. Simpson


Ish-ylli i futbollit amerikan, O.J. Simpson u lirua nga një burg në Nevada.

Një zëdhënëse e burgut tha se Simpson u lirua pak pas mesnate të dielën. Ai tani duhet t’i nënshtrohet një lirimi me kusht për pesë vjet.

Simpson vuajti nëntë vjet dënim nën akuzat për plaçkitje të armatosur dhe rrëmbim pas një përplasjeje fizike me dy tregëtarë objektesh të rralla sporti në një hotel në Las Vegas. Dënimi për të kishte qenë 33 vjet burg, por një bord shtetëror për apele arriti në përfundimin se ai mund të dilte nga burgu më 1 tetor.

Ish-lojtari 70 vjeçar i futbollit amerikan u shpall i pafajshëm në vitin 1995 për akuzat për vrasje të ish-bashkëshortes së tij Nicole Brown Simpson dhe mikut të saj, Ronald Goldman.

Më pas Simpson humbi në një padi civile të ngritur nga familja Goldman. Ai u gjet fajtor për vrasjet dhe u urdhërua t’u paguante të afërmve të zotit Goldman dhjetra miliona dollarë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG