Lidhje

Opozita siriane: Zbuluam viktima të një masakre


Aktivistë të opozitës siriane thanë se trupat e të paktën 65 njerëzve të vrarë, që duket të jenë qëlluar në kokë, janë gjetur në një lum në qytetin verior të Aleppos.

Organizata Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut, me qendër në Britani, publikoi sot në internet një video, ku tregoheshin trupat pa jetë të dhjetëra njerëzve që, sipas saj, ishin nxjerrë nga lumi Queweik në lagjen Bustan al-Qasr të Aleppos.

Shumica e viktimave dukej të ishin djem të rinj të veshur me rroba civile, me plagë arme zjarri në kokë dhe me duart e lidhura.

Organizata tha se nuk ishte e qartë se kush kishte kryer vrasjet. Si qeveria siriane ashtu dhe forcat rebele akuzohen nga grupet e të drejtave të njeriut për kryerje të krimeve gjatë luftës civile në vend.
XS
SM
MD
LG