Lidhje

Ndërpriten linjat e komunikimit në Aleppo


Lidhja Arabe ka shtyrë një takim të ministrave të jashtëm që ishte planifikuar për sot në Xheda të Arabisë Saudite

Aktivistët sirianë thonë se të gjitha linjat e komunikimit janë ndërprerë në zona të gjera rurale si dhe në qytetin Aleppo, ku forcat qeveritare po luftojnë për të dëbuar kryengritësit nga pozicionet e tyre.

Shkaku i ndërprerjes nuk është i qartë. Megjithë problemet në ndërlidhje, organizata Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Londër thotë se ka marrë njoftime se ushtria vazhdon të bombardojë lagjet e kontrolluara nga kryengritësit në qytetin më të madh në vend. Ka pasur gjithashtu njoftime për dhunë në pjesë të tjera të vendit.

Lidhja Arabe ka shtyrë një takim të ministrave të jashtëm që ishte planifikuar për sot në Xheda të Arabisë Saudite, për të diskutuar situatën në Siri dhe për të emëruar një përfaqësues të ri ndërkombëtar, pas dorëheqjes së të dërguarit Kofi Anan.
XS
SM
MD
LG