Lidhje

Forcat siriane godasin pozicionet e rebelëve në Aleppo


Ushtria siriane vazhdoi sulmet e saj mbi pozicionet e rebelëve sot në Aleppo me Ushtria siriane vazhdoi sulmet e saj mbi pozicionet e rebelëve sot në Aleppo me bombardime të rënda dhe helikopterë.

Qyteti më i madh i vendit është bërë fushëbeteje në kryengritjen 17 mujore kundër regjimit Assad. Forcat qeveritare njoftohet të jenë grupuar përpara asaj që pritet të jetë një ofensive e fuqishme kundër opozitës.

Grupi Vëzhguesit Sirianë për të Drejtat e Njeriut njoftoi se më shumë se 40 sirianë, përfshi 25 civilë janë vrarë sot në vend. Numri i viktimave nuk është identifikuar në mënyrë të pavarur.

Ndërkohë, media iraniane tha se Teherani i ka kërkuar Turqisë dhe Katarit të ndihmojë në shpëtimin e gati 48 shtetasve iranianë të rrëmbyer dje në Damask. Irani tha se viktimat ishin në një pelegrinazh fetar. Por televizioni Al-Arabiya thotë se rebelët në Siri i përshkruan ata si elitë të Gardës Revolucionare të Iranit.

Irani mbështet qeverinë siriane ndërsa Turqia dhe Katari mbështesin opozitën.

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton pritet të vizitojë Turqinë të shtunën për të diskutuar situatën e përkeqësuar në Siri.
XS
SM
MD
LG