Lidhje

Vazhdojnë bisedimet e paqes për Sirinë


Delegatët nga qeveria siriane dhe opozita po vazhdojnë bisedimet e paqes sot me ndërmjetësuesin ndërkombëtar Lakhdar Brahimi, i cili tha se të dyja palët po takohen, megjithë mosmarrëveshjet e thella mes tyre.
Zoti Brahimi pret që raundi fillestar i negociatave të Gjenevës të përfundojë të premten, me një marrëveshje për t’i vazhduar bisedimet përsëri pas një jave.
Ai tha dje se nuk pret të arrihet ndonjë marrëveshje deri të premten dhe shprehu shpresën që raundi i ardhshëm të jetë më produktiv.
Të dyja palët ranë dakort të mërkurën të përdorin komunikatën e Gjenevës si bazë negociatash, por kanë mosmarrëveshje lidhur me procedurat e bisedimeve që synojnë t’i japing fund luftimeve tre vjeçare.
Dokumenti kërkon krijimin e një qeverie tranzicioni të pranueshme nga të dyja palët.
XS
SM
MD
LG