Lidhje

OKB: Takimi për Sirinë në plan për 8 shkurt


Kombet e Bashkuara thonë se nuk kanë konfirmim për shtyrje të bisedimeve lidhur me Sirinë, të cilat janë planifikuar të zhvillohen në shkurt, duke hedhur dyshime mbi një deklaratë të ministrit të jashtëm rus.

Ministri rus Sergei Lavrov tha sot gjatë një takimi në Moskë me disa grupe kryengritëse siriane se bisedimet e organizuara nga OKB, që planifikohet të zhvillohen më 8 shkurt, mund të shtyhen. Ai nuk dha shpjegim për shtyrjen.

Një zëdhënës i të dërguarit të OKB-së për Sirinë tha se lista e diplomatëve që do të marrin pjesë në bisedimet e Gjenevës nuk është finalizuar ende.

Më parë këtë javë, Turqia, Rusia dhe Irani mblodhën delegatë nga qeveria siriane si dhe grupet kryengritëse në Kazakistan për një raund bisedimesh për paqe, që përfundoi me një marrëveshje mes tre vendeve për të mbikqyrur një armëpushim të pjesshëm dhe për të punuar për një zgjidhje politike të konfliktit në Siri.

Mendimi juaj

Trego komentet

XS
SM
MD
LG